E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Aksidenti në miniere, procedohen penalisht inxhinieri dhe brigadieri

Pas plagosjes së një minatori ditën e djeshme, procedohen penalisht inxhinieri dhe brigadieri, pasi akuzohen se nuk respektuan rregullat që kanë të bëjnë me kontrollin e gjendjes së galerisë.

Ditën e djeshme, gjatë punës në një subjekt minerar, si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galeri, mbeti i lënduar punëtori B.D. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për dy shtetas.

Konkretisht nisi procedimi penal për shtetasit B.Çupi, 66 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier;
A.Halili, 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Këta shtetas dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së punëtorëve që punonin në atë galeri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku gjatë punës në një subjekt minerar, si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galeri, mbeti i lënduar punëtori, shtetasi B.D, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për dy shtetas. Konkretisht nisi procedimi penal për shtetasit B.Ç., 66 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier; A.H., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Këta shtetas dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së punëtorëve që punonin në atë galeri. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit