Opinionisti Arjan Konomi ka reaguar për herë të parë lidhur me komentet për ndryshimin në pamjen e tij, video e cila u bë virale dhe u shumëpërfol.
Në një postim në Instagram, ai shprehet se është mirë me shëndet dhe për momentin ndodhet në një pyll Tropikal në veri të Australisë.
“Tungjatjeta nga Tropical Forest North Australia! Jam shumë mirë me shëndet! Rrofshi që bëheni merak për mua! Fjalët e kësaj kënge duken sa jam bërë për mua :
“Jam një vagabond që qetësi nuk gjen kurrë, dua veç veten time dhe lirinë time”.
Opinionisti njihet për shpirtin e tij aventurier dhe shpesh ndan me ndjekësit e tij, momente nga udhëtimet e ndryshme që ai bën nëpër botë.