E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Drogë nga Shqipëria në Greqi, kapen 22 kg në Selanik, arrestohet 42-vjeçari shqiptar

Policia greke ka sekuestruar mbi 22 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria. Operacioni është zhvilluar në Selanik, ku është ushtruar kontroll në automjetin e një 42-vjeçari shqiptar.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar 20 pako me 22 kg 238 gram marijuanë. Droga vinte nga Shqipëria dhe i dyshuari, i cili u arrestua, e kishte marrë afër kufirit.

42-vjeçari rezulton me banim në Selanik, ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan një sasi e vogël kokaine dhe një peshore elektronike.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit