E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Dyshohet se dhunoi dhe mbajti peng bashkëshorten për dy vite, flet 28-vjeçari shqiptar: Nuk e mbajta të burgosur, u grindëm

Aurel Kurti, i cili u arrestua pasi dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij 22-vjeçare Dafina, në banesën e tyre në Volos, është shprehur se nuk e ka mbajtur të burgosur, raportonProtothema.

28-vjeçari theksoi se e vetmja gjë që i intereson është vajza e tyre 2 vjeçe e gjysmë.

“Është gënjeshtër, nuk e kam mbajtur të burgosur. Ajo donte që të largoheshim dhe të shkonim në Angli, ku ishin edhe kushërinjtë e saj. Nëse do të donte të divorcohej, mund të më thoshte. Erdha në Greqi sepse doja një jetë tjetër. I kisha thënë shumë herë të dilte dhe ajo nuk donte sepse thoshte nuk mundemi.

Punoja nga mëngjesi në mbrëmje dhe shtëpia ime ishte gjithmonë plot për të dhe fëmijën. U grindëm sepse donte të largoheshim” , tha 28-vjeçari.

Ndërkohë 22-vjeçarja, e cila prej dy vitesh dhunohej nga i shoqi dhe mbahej kundër dëshirës së saj në shtëpinë e tyre në Volos, dyshohet se po merr kërcënime nga familjarët e bashkëshortit për të tërhequr padinë e ngritur ndaj tij. Ajo së bashku me vajzën e mitur janë marrë nën mbrojtjen e shtetit grek.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit