Qyteti i Klosit ka qenë identifikuar në rang vendi për pazarin e së dielës që zhvillohej në këtë qytet. Para vitit 2016, e dila mblidhje qytetar, blerës e tregtarë nga i gjithë vendi për shkak të pazarit të mishit që shitej në këtë vend.
Por që me mbylljen e thertoreve të hapura në vitin 2016, tregu i gjësë së gjallë në Klos jo vetëm e ka humbur famën e dikurshme, por përkundrazi ai nuk po frekuentohet.
Në vend të gjësë së gjallë, në fushën ku zhvillohej tregu janë vendosur makina. Në vend të shitblerjes së kafshëve, çdo të dielë aty parkohen automjete që vijnë kryesisht nga fshatrat.
Qytetarët, blerësit dhe tregtarët shprehen se mbyllja e tregut të gjësë së gjallë në Klos jo vetëm i ka humbur famën zonës, por ka ndikuar negativisht edhe në ekonomitë familjare.
Mbyllja e thertoreve në të gjithë vendin në vitin 2016 shkaktoi një kaos në tregun e mishit, ndërsa shumë thertore që u ndërtuan më pas, janë thuajse jashtë funksionit. /btvnews.al