E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Tronditet Rrësheni/ Vritet me armë zjarri në qendër të qytetit 60-vjeçari, plagosen 3 të tjerë. Motiv dyshohet…

Qyteti i Rrëshenit është tronditur sot nga një atentat shumë pranë spitalit të qytetit dhe komisariatit të policisë, ku u ekzekutua 60-vjeçari Martin Marku Bardhi. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Raportohet se Martin Bardhi kishte dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë, pas një atentati të dështuar në mars të këtij viti ndaj Sajmir Reçit, nipit të biznesmenit Kastriot Reçi, i vrarë në Rrëshen më 7 janar 2020. Pikërisht dyshohet se vrasja e sotme ka si motiv hasmërinë.

Sakaq, policia ka ngritur grupe kontrolli për kapjen e personave ende të paidentifikuar që qëlluan me armë zjarri ndaj viktimës.

Autorët janë larguar nga vendngjarja me anë të një mjeti fuoristradë, ngjyrë të zezë, në drejtim ende të paditur e cila është djegur në fshatin Gëziq.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit