Këngëtari kolumbian Maluma u godit me një telefon të hedhur nga një fans teksa ai performonte gjatë shfaqjes në San Antonio, Teksas të enjten mbrëma. Këngëtari nuk e la të kalonte ky veprim dhe iu drejtua fansit. Ai i drejtoi gishtat drejt fansit, ndërsa i tha “Ishe ti?” Pas kësaj ai tundi kokën dhe tha dy herë “mos e bëj këtë”.
Sipas TMZ, medias që raportoi incidentin, fansi u lejua të shijonte pjesën tjetër të shfaqjes, por Maluma nuk ia ktheu menjëherë telefonin dhe nuk dihet nëse i është kthyer më pas.
Maluma u bë një sensacion global në vitin 2010, me hite si La Temperatura, Marinero, La Curiosidad, Haëai, HP, 11 PM dhe më shumë. Muzika e tij karakterizohet nga një stil i ndërthurjes së zhanreve i njohur si reggaetón, i cili është një përzierje e repit portorikan, hip-hop-it dhe dancehall xhamajkane.