Ilir Shaqiri si kryetar, Olta Gixhari, Valbona Selimllari dhe Lori Bala do të jenë zyrtarisht pjesë e jurisë së spektaklit të kërcimit, “Dancing With The Stars”.
Faqja zyrtare e “Dancing With the Stars” ka konfirmuar pak më parë edhe Ilir Shaqirin, si kryetarin e jurisë.
Gjatë ditës së djeshme u konfirmua aktorja Olta Gixhari, një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve, e cila do të jetë pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars”.
Një tjetër anëtare jurie, Lori Bala, u publikua gjithashtu dje. Ajo shquhet për profesionalitetin e saj, natyrën kërkuese dhe kritike. Lori Bala ishte pjesë e kastit të balerinëve në sezonin e parë të DWTS dhe më e spikatura, duke marrë ftesën live në gjysmëfinale për të qenë pjesë e jurisë në këtë edicion.
Ndërkohë, Valbona Selimllari u konfirmua sot përmes një postimi në Instagram. Nga DWTS, që pritet të fillojë së shpejti në Top Channel, janë konfirmuar edhe konkurrentët.