E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Serbët e Kosovës, të çlirohen nga tutelat e Beogradit”, Kurti: Të dielën u cënua siguria e integritetit territorial

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë deklaroi se të dielën nga sulmi terrorist është kërcënuar siguria e vendit, është cenuar sovraniteti dhe integriteti territorial. Ai para kabinetit qeveritar tha se atë ditë është dëshmuar rreziku, qëllimi dhe potenciali i grupeve terroriste që i kanë luftuar për më shumë se 2 vjet “Me mbi 5 milionë euro vlerë e armatimit ushtarak dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë”, tha Kurti.

Kryeministri tha se në sulm janë të përfshirë individë të sanksionuar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuara për aktivitetet kriminale.

Mes të tjerash Kurti tha se ata janë në kërkim të institucioneve të drejtësisë për vepra penale në Kosovë. “Ata shfaqen krah e përkrahë në një tryezë në Beograd e Rashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, duke paralajmëruar rolin e drejtpërdrejtë të shtetit serb në këtë mes”, tha Kurti.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e nënkryetarit të Listës Serbe në këtë sulm, që Kurti e ka quajtur terrorist, është vërtetuar “rëndësia jetike e ringjalljes së pluralizmit politik të serbëve në Kosovë”.

“Nuk ka demokraci e liri, pa pluralizëm. Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit