Një 59-vjeçare nga Vlora ka tentuar t’i jap fund jetës, pasi është lyer e gjitha me benzinë. Mësohet se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka tentuar të vetëdigjet.
Si pasojë, është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarësia 3”, shtetasja M. T., 59 vjeçe, e cila dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, është lyer me benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet. 59-vjeçarja është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /btvnews.al