E enjte, 21 Nëntor, 2024

Krastë/ “Vjeshte ne Martanesh” aktiviteti i përvitshëm që është kthyer në traditë

“Vjeshte ne Martanesh”, është titulluar aktiviteti i zhvilluar në Krastë, i cili tashmë është kthyer në traditë të përvitshme që mbledh së bashku komunitetin, përfasues të institucioneve e figura të shquara për të kaluar sëbashku një ditë ndryshe.

Moren pjesë në aktivitet kryetarja e bashkise Bulqizë Znj. Festime Mjeshtri, Profesor Mustafa Xhani, qytetar nderi i Bulqizës, djali i Baba Fajes, komandantit të çetës partizane të Martaneshit, Ardian Fullani djali i komisarit Jani Fullani, emër të cilin e mban edhe shkolla e Krastës, banorë të zonës etj.

Në fillim pjesëmarrësit vendosën kurora dhe bënë homazhe pranë lapidarit ku dhe u fol për betejat e çetës së Martaneshit dhe dëshmorët e saj dhe me pas aktiviteti u zhvendos  qendër të Krastës ku ishin ekspozuar edhe gatimet tradicionale të zonës të cilat u shijuan nga pjesëmarresit.

Kryetarja e Bashkise Bulqize Zj. Festime Mjeshtri në fjalën e saj theksoj se jam e nderuar që marr pjesë në këtë aktivitet tashme të kthyer në traditë dhe që jam në krah të personaliteteve të zonës, ku familjet e tyre i kanë dhënë shumë luftës për liri.

Në fund aktiviteti u mbyll me një koncert artistik ku binin në sy kostumet popullore të zonës së Martaneshit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit