Pas përfundimit të sfidës, talenti shqiptar nuk e fshehu kënaqësinë për golin dhe fitoren, teksa foli edhe për rolin e tij të preferuar në fushë.
“Jemi shumë të lumtur, pasi kemi fituar dhe jemi të parët që mposhtim Interin këtë sezon. Jemi skuadër shumë e mirë, që di të luajë me topin dhe duhet të vazhdojmë kështu. Ndihem mirë si fantazist dhe mendoj se këtu jap më të mirën time. Jam i lumtur që trajneri po më aktivizon në rolin tim të preferuar”, tha Bajrami pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme. /btvnews.al