E premte, 29 Nëntor, 2024

Olta tregon për herë të parë prapaskenat me Luizin gjatë xhirimit të filmit

Në lojë e nisën si miq, e u bënë më vonë “armiq të përbetuar”, e po kështu në film po shfaqen si çift i lumtur, por marrëdhëniet janë prishur jashtë kamerave.

Lart e poshtë u përfol për zënka mes tyre gjatë xhirimeve, ndërsa Olta ka folur për herë të parë për prapaskenat e filmit dhe marrëdhënien që ka tashmë me Luizin.

Fjala e Oltës:

“Ne kemi folur shumë për filmin të dy gjatë xhirimeve. Unë jam përpjekur gjatë gjithë kohës me lejen e regjisorit, që ta fus në atmosferë. Si futet një aktor që nuk është aktor në atmosferë? Duke i treguar rrethanat, duke folur me të dhe duke i thënë si mendon ti ta bëjmë këtë dialog, si e ndjen ti. Për mua kishte shumë rëndësi si e ndjente Luizi dialogun dhe si energji. E merrnim këtë energji, flisja dhe unë për energjinë time e përpunonim të dy këtë energji dhe ishim gati për xhirim.Marrëdhënia ka qenë shumë politikisht korrekte. Të dy e dinim që na duhej njëri-tjetri. Ai pa mua nuk e bënte dot dhe anasjelltas as unë pa të sepse 90% ose 95% të filmit e kemi me njëri-tjetrin dhe nëse nuk do të kishim një harmoni qoftë edhe gjasme të mirë.”

A janë miq sot? Ajo la të kuptohet që JO!

“Unë vazhdoj të ruaj një simpati për Luizin, vazhdoj ta kem xhan njësoj si natën e 1 prillit kur e përqafova dhe ia thashë. Tani marrëdhënia jonë ashtu është ne nuk kemi shkuar ndonjëherë mirë që të shkojmë mirë sot. Unë e kam pranuar këtë gjë që shkojmë si macja me miun dhe jemi në rregull. Mbase kjo është e mira.”  /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit