E premte, 22 Nëntor, 2024

Qëlloi me armë në ajër, Policia greke i shkon shqiptarit në banesë, 46-vjeçari i godet me sëpatë

Një shqiptar ka plagosur me sopatë një efektiv të policisë së Athinës, gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 19:30 të së mërkurës kur autoritetet kanë marrë një denoncim për një person që ndodhet në një shtëpi në rrugën Theoklitou në Neo Kosmos dhe ka qëlluar në ajër. Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e skuadrës DIAS, konkretisht ekipi i Akropolit, ku i priste gruaja që kishte thirrur policinë me djalin e saj, të dy në gjendje shoku, raporton Pronews.gr.

46-vjeçari me origjinë shqiptare ka hyrë në shtëpi dhe ka nisur të shikojë se çfarë po ndodhte i fshehur pas një perde. Më pas, sipas informacioneve, efektivët e DIAS kanë bërë sikur janë larguar nga vendi i ngjarjes, por dy prej tyre kanë dalë në ballkonin e shtëpisë, duke pritur që autori të dilte sërish.

Shqiptari doli në ballkon, por në vend të armës mbante një sëpatë të madhe. Me të parë policët i ka sulmuar dhe e ka plagosur lehtë njërin prej tyre në dorë por më pas është arrestuar.

Shqiptari rezulton me precedentë penalë në vitin 2019.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit