Nëse e kemi parë Arbanën në çdo emision të mundshëm, duke përdorur mënyrat e saj bindëse me çdo person të thjeshtë apo personazh publik dhe kemi besuar se ajo ia del me të gjithë, e kemi gabim!
Ka një person të vogël, po të vogël fare ama, që e “sorollat” Arbanën siç i do qejfi dhe ai është pikërisht djali i saj, Dielli!
E dini ç’ka bërë sot? Ia ka thënë truri të dalë me pizhame në mes të rrugës dhe as fjalët bindëse të mami Arbanës s’i bëjnë punë!
Në videon e publikuar nga moderatorja, Dielli ecën dorë për dore me Jonin, pa e çarë kokën, me pizhamat dhe dinosaurët e tij në njërën dorë dhe duket i lumtur me zgjedhjen e tij.
“Unë mund të bind çdo njeri për çdo gjë, përveç këtij njeriu të vogël këtu”- shkruan Arbana.
Siç i thonë asaj shprehjes popullore: Kësaj here Arbanës “i hasi sharra në gozhdë”!