Një episod dramatik në Francë gjatë ditës së sotme. Një futbollist i ekipit francez Nice, skuadër që po lufton për titullin në Ligue 1. po tenton të kryejë vetëvrasje.
Sipas RMC Sport, bëhet fjalë për Alexis Beka Beka. Ai ndodhet në urën Magnan teksa është 100 metra mbi tokë. Në vendngjarje tashmë ndodhet ushtria si dhe shërbimet e emergjencës, teksa po tentojnë të kryejnë negociata me futbollistin.
Pas kësaj ngjarje të rëndë është krijuar një bllokim trafiku prej 5 km dhe një korsi trafiku është neutralizuar. Po mundohet të arrihet një marrëveshje që futbollisti të mos shkojë drejt tragjedisë.