E enjte, 21 Nëntor, 2024

Moti/ Kushtet atmosferike të qëndrueshme, temperaturat arrijnë deri në 31 gradë në fundjavë

E premtja ka nisur me kthjellime por pasditja pritet të sjellë vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit. Meteorologia Lajda Porja thekson se fundjava do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Nuk priten reshje shiu ndërsa sa i përket temperaturave, do të arrijnë deri në 31 gradë.

“Dita e sotme, edhe pse ka nisur me mot të kthjellët, parashikohet që vranësirat të jenë prezente sidomos pas mesditës, duke sjellë momente me pika shiu në zonat qendrore. Për sa i përket jugut dhe juglindjes, do të ketë vranësira më të shpeshta, reshje të pakta si dhe rrebeshe në zonat juglindore. Sot temperaturat e ajrit kanë pasur një rritje të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që edhe në zonat malore, termometri të shënojë 13-14 gradë. Maksimalet nuk sjellin shumë ndryshim.

Ka pasur 1 gradë rënie krahasuar me dje.  Për sa i përket fundjavës, do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, paraditja do të jetë me diell ndërsa pjesa e dytë e ditës me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Nuk pritet që të ketë reshje. Parashikohet që fundjava të regjistrojë temperatura 31 apo 31 gradë në rang territori. / btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit