E hënë, 25 Nëntor, 2024

Suedezi kapet me tajlandezen në Rinas, do e shfrytëzonte për prostitucion

Një 42-vjeçar suedez u arrestua në Rinas, pasi me anë të dokumenteve të falsifikuara tentoi të trafikonte drejt vendit të tij një vajzë tajlandeze me qëllim për ta shfrytëzuar për prostitucion.

“42-vjeçari me iniciale S. O., i kishte siguruar dokumente të dyshuara të falsifikuara një shtetaseje tajlandeze 26 vjeçe, me të cilën ka udhëtuar nga Turqia drejt Shqipërisë”.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 42-vjeçari u siguronte dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, edhe shtetasve të tjerë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit