E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Vrapo, mami ka vdekur!” Klodiana u gjet nga fëmijët, kush ishte 36-vjeçarja që u vra pak metra nga shtëpia në Itali

“Vrapo, mami ka vdekur”. Ishte vajza e vogël e Klodiana Vefës, 36-vjeçares shqiptare që u vra me tre plumba pistolete në rrugë në Castelfiorentino, që i tha vëllait të saj që e ëma nuk jetonte më.

Ngjarja tragjike ndodhi pak para orës 20:00 të së enjtes, pak metra nga shtëpia ku jetonte me dy fëmijët, të moshës 14 dhe 17 vjeç, por jo më me bashkëshortin Alfredin, 45 vjeç, gjithashtu shqiptar, me të cilin po ndahej. Për këtë të fundit nuk ka ende asnjë gjurmë dhe është aktualisht në kërkim nga karabinierët. Ai rezulton i dyshuari kryesor i ngjarjes së rëndë dhe është shpallur në kërkim nga policia. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit