Çështja e sindikatave aktive dhe në mbështetje të shtresës punëtore në vendin tonë vijon të jetë një temë shqetësuese e shoqërisë civile në mbështetje të këtyre shtresave.
Minatorët janë ata të parët që kanë ndjerë braktisjen nga sindikatat prej më shumë se një dekade.
https://youtu.be/Ga1j_Fi-tjI?si=fslAXGxcy3FwojeP
Ish sindikalisti i Martaneshit, Bajram Gjoni shprehet se sindikatat e minatorëve janë inekzistente, pasi prej ohësh nuk punojnë për mbrojtjen e të drejtave të minatorëve.
Braktisja e minatorëve, sipas Gjonit, ka bërë që Krasta të mbetet totalisht jashtë vëmendjes pasi minatorët i kanë larguar familjet prej aty, duke e kthyer qytetin si të shkretë.
Për Bajram Gjonin, të gjithë kryetarët e sindikatave të minatorëve janë fajtor për gjendjen e minatorëve të Bulqizës dhe në të gjithë Shqipërinë.
Ish sidnikalisti Bajram Gjoni shprehet se as politika e as sindikatat nuk kanë interes me miratuar statusin e minatorit pasi kanë marrëveshje me njër – tjetrin, ndërsa familjet e minatorëve marrin produktet ushqimore me listë ./btvnews.al