Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot në Pezë, ku është takuar me demokratë dhe ka theksuar se kontributi i qëndrestarëve nuk do të harrohet, por do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë.
Basha deklaron se në PD janë të mirëpritur të gjithë ata që duan një parti modern europiane në partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjikë.
“Kënaqësi të takohem me Xhelal Merepezën, një kontributor i palodhur i PD. Idetë dhe sugjerimet e tij janë shumë të vlefshme për ringritjen e modernizimin e Partia Demokratike e Shqipërisë.
Në PD janë të mirëpritur të gjithë ata që duan një parti modern europiane në partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjik. Kontributi i qëndrestarëve nuk do të harrohet por do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë”, shkruan Basha.