E martë, 26 Nëntor, 2024

Plagoset një minator në minierën e Martaneshit në Bulqizë, u godit nga një masiv gurësh

Një minator ka mbetur i plagosur këtë të diel në një nga galeritë e kromit në Martanesh të Bulqizës.

Mësohet se minatori 50-vjeçar ka qenë në punë teksa është goditur nga një masiv gurësh në këmbë.

Mësohet se pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, 50-vjeçari është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë /informacion paraprak

Është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi M.G., 50 vjeç, i cili dyshohet se gjatë punës në një minierë kromi në Martanesh, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit