Në Bulqizë qentë endacakë janë kthyer në problem serjoz për banorët e Lagjes së Vjetër dhe Lagjes së Re.
Burime prane spitalit të Buqizës bëjnë me dije se gjatë tre mujorit të fundit në spital janë paraqitur mbi 20 raste nga kafshimet e qenëve.
Rasti më i fundi ishte mbrëmjen e së dieles ku një 65-vjeçare u sulmua nga qentë endacakë gjë që mjekët e spitalit Bulqizës e nisen me urgjencë dret Spitalit të Peshkopisë për mjekim më të specializuar.
Siç shihet edhe nga pajet qen endacake por jo vetëm edhe kafshët e tjera vërshojnë në pedonalen e Bulqizës.
Shumë prej banorëve shprehen se po kërcënohemi çdo ditë jo vetëm moshat e treta por të rrezikuar janë edhe fëmijet.
Një tjetër banor shprehet se jam i detyruar të dal natën për të pritur pjestarët e familjes të cilët punojnë turni i dytë. Pasi mund të kafshohen nga qentë të cilët janë të infektuar me sëmundje dhe u duhet ndërhyrje urgjente.
Një tjetër banor thotë se po na i sjellin nga rrethet e tjera ndaj duhet nje zgjidhje per kete rast./btvnews.al