Një aksident ka ndodhur në fshatin Ostren të Bulqizës ku një 57-vjecar nga Zvicra ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka mbetur i lënduar.
Policia bën medije se 57-vjeçari, ndodhet në spital jashtë rrezikut pë jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,
Njoftimi i Policisë:
U referuan matrialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në rrugën rurale në fshatin Ostren, Bulqizë, shtetasi zvicerjan R.Z., 57 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit të tij dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka mbetur i lënduar.
57-vjeçari, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al