Ditën e sotme është arrestuar një 45-vjeçar nga Dibra.
Policia e Dibrës bën medije se shtetasi R.H., 45 vjeç ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan shtetasin R.H., 45 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al