Vijon puna për vendosjen e mbrojtëseve anësore në rrugën e Arbrit nga Qafa e Buallit e deri tek Ura e Vashës. Sipas punonjësve të firmës zbatuese të punimeve, puna do të vijojë në të gjithë këtë segment deri tek rrethrrotullimi i Maqellarës.
Fillimisht po vendosen mbrojtëset anësore metalike në ato vende të cilësuara me rrezikshëmri të lartë dhe më pas do të vendosen në ato pika ku shihet e arsyeshme nga specialistët përkatës. Kjo do të parandalojë edhe aksidentet fatale që mund të shkaktohen nga qarkullimi me shpejtësi tejet normave të lejuara të drejtuesve të mjeteve.
Nuk do të mungojnë as vendosja e sinjalistikës fosforishente për orientimin gjatë natës të mjeteve që lëvizin në këtë aks.
Pas vendosjes së mbrojtëseve anësore metalike do të vijojë punë për vendosjen edhe të sinjalistikës horizontale e vertikale në këtë segment të rrugës së Arbrit, duke e plotësuar atë që nga rrethrrotullimim i Maqellarës e deri tek ura e Vashës./btvnews.al