Në të gjitha universitetet e vendit nis sot viti i ri akademik 2023-2024. Rreth 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve në të gjithë vendin. Regjistrimi i studentëve këtë vit u zhvillua në dy raunde. Raundi i parë u zhvillua nga data 29 gusht deri në 11 shtator, ndërsa raundi i dytë deri në 21 shtator.
Regjistrimi u krye online për dy raundet e para dhe në përfundim të tyre, në programet e studimit ku mbetën kuota të lira pranimi, kandidatët që aplikuan në e-Albania u regjistruan drejtpërdrejtë në universitete deri në plotësimin e të gjitha kuotave.
Risi këtë vit për studentët që ulen për herë të parë auditoret e mjekësisë është që duhet të lidhin kontratë për të ofruar shërbim shëndetësor në vendin tonë për një periudhë 5-vjeçare.Ndërsa për studentët që janë duke e ndjekur mjekësinë aktualisht, detyrimi është më pak vite. /btvnews.al