E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Armando Broja rikthehet me gol

Mauricio Pochettino qetëson situatën rreth gjendjes fizike të Armando Brojës. Trajneri i Chelsea ka pranuar se sulmuesi i Kombëtares Shqiptare nuk ka pësuar një dëmtim të rëndë në fitoren ndaj Fulham, dhe ka gjasa për të qënë i gatshëm në duelin e fundjavës ndaj Bërnlit.

“Pas një periudhe të gjatë jashtë fushe, për Brojën ishte e rëndësishme të shënonte. Unë jam i lumtur për të dhe shpresoj që të rikuperohen për sfidën e radhës.”

Një deklaratë që gëzon jo pak edhe tifozësh shqiptarë, aq më tepër trajnerin Sylvinho që mund ta ketë sulmuesin të gatshëm për duelin e 12 Tetorit ndaj Republikës Çeke. Broja i rikthyer nga një dëmtim i rëndë, ishte vendimtar me gol në fitoren e derbit londinez, teksa shënoi të sigurisë. Sulmuesi realizoi golin e parë sezonal dhe të dytin në kampionatin anglez. Pas sfidës, ai tregoi emocionet.

“Është një ndjenjë e pabesueshme. Ka kaluar shumë kohë. Kam qeë jashtë fushave prej thuajse një viti dhe është mirë të kthehem. Jam shumë i lumtur që skuadra fitoi dhe vazhdon të ece përpara. Gjithmonë kam ëndërruar si fëmijë të luaj në Premier League dhe të shënoj sa më shumë gola të mundem. Është thjeshtë një ndjenjë e pabesueshme të jem këtu dhe të shënoj në një derbi. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme”.

Çelsi regjistroi fitoren e dytë sezonale, gjithsesi gjendet shumë larg vendeve të para të renditjes.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit