E diel, 20 Prill, 2025

Dhunoi dhe i mori 82-vjeçarit kursimet, i riu përfundon pas hekurave

19-vjeçari me iniciale K.J. ka përfunduar në qelinë e burgut pasi ka goditur me grushte dhe sende të forta një 82-vjeçar dhe i ka marrë atij 55 mijë Lekë, ditën e djeshme në fshatin Poroçan të Gramshit.
Paratë e vjedhura, Policia i ka gjetur dhe i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

I moshuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, 19-vjeçari banues në fshatin Gjerë të Gramshit akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit