E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Maqellarë/ Antenat e telefonisë celulare në minaren e xhamisë

Prej tre vitesh në objektin e kultit ku luten besimtarët myslimanë në Maqellarë të bashkisë Dibër, qëndrojnë pa u hequr antenat e një telefonie celulare të vendosura në minaren e kësaj xhamie.

Ky fakt ka shqetësuar besimtarët që e frekuentojnë këtë objekt kulti. Ata kanë kërkuar për të disatën herë që antenat të hiqen jo vetëm për faktin se shëmtojnë objektin e kultit, por edhe se janë të rrezikshme pasi lëshojnë valë të dëmshme për shëndetin si dhe mund të bëhen objekt i goditjes nga shkarkesat atmosferike.

Njëri prej banorëve të zonës ngre zërin për marrjen e masave nga instancat përkatëse dhe komuniteti mysliman. Kjo nuk është hera e parë që objektet e kultit përdoren për vendosjen e antenave të telefonisë së lëvizshme apo shërbimeve të tjera elektronike.

Në xhaminë e Maqellarë ka më tepër se tre vite që antenat e telefonisë celulare qëndrojnë në minare, ndërsa gjeneratori që i furnizon me energji elektrike gjendet në taracën e objektit të kultit, duke sjellë shqetësim jo vetëm për besimtarët praktikantë të fesë islame, por edhe për komunitetin e zonës përrreth. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit