E shtunë, 19 Prill, 2025

Të gjitha detajet! Venera dhe Lindi martohen këtë javë

U përfol se ata do të martoheshin në verë, por si duket kanë preferuar stinën e vjeshtës. Po flasim për çiftin e dashur Venera Lumani dhe Lindi Islami të cilët thuhet se më në fund do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë fundjavë më 7 tetor.

Këtë e kanë bërë me dije burime për revistën “Who”.

Ceremonia do të zhvillohet në mjediset e një hoteli në bregdet por asnjë nga artistët nuk ka bërë ende publike ndonjë detaj më shumë nga ceremonia e tyre.

“Fund shtatori, fillim tetori do bëjmë diçka të vogël që me siguri do të bëhet e madhe”- tregoi Venera më herët në lidhje me dasmën duke mos dhënë më shumë detaje në “Ftesë në pesë”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit