Bletërritësi Shaban Istrefi, nga Njësia Maqellarë, Dibër, prej 18 vitesh merret me bletari, një pasion ky që vijon e përforcohet nga viti në vit.
Ndonëse është i këaqur me këtë zanat, Shabani thotë se ky vit nuk ka qenë i mbarë për bletarinë, për arsye se pranvera erdhi me lagështi dhe me temperatura shumë të ulta. Deri në fund të muajit qershor moti ka qenë i paqëndrueshëm, ndaj dhe prodhimi këtë vit ka qenë me rendiment 50 % më të ulët.
Sikur mos të mjaftonte moti i pafavorshëm, bletari Istrefi thotë se këtë vit nuk ka marrë as 1 mijë lekshin për koshere si subvencion nga shteti, pasi këto fonde nuk u pezulluan.
Shaban Istrefi kërkon nga instancat përkatëse që t’i kushtojnë më shumë vëmendje bletërritësve, pasi zona e Dibrës, thotë ai, është vend i favorshëm për zhvillimin e bletarisë, me një prodhim të një cilësie të lartë dhe mjaft kurativ të mjaltit. /btvnews.al