E premte, 29 Nëntor, 2024

Debate për rendin e ditës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Dibër

Këshilli i Bashkisë së Dibrës zhvilloi këtë të Martë mbledhjen e radhës me disa pika në rendin e ditës të cilat u prezantuan nga kryetarja e këtij këshilli, Irini Shehu.

Por pikat e shtuara jashtë njoftimit të bërë për këshilltarët, shkaktuan debate nga këta të fundit. Ata u shprehën se nuk kanë patur kohën e mjaftueshme për t’i shqyrtuar projekt-vendimet e paraqitura, ndërsa shtuan se mbledhja e këshillit është anualluar dy herë pa dhënë një argument.

Duke qenë se nuk ishte zbatuar ligji dhe rregullorja e këshillit për kohën e njoftimit disa nga këshilltarët e pranishëm deklaruan votën kundër. Megjithë kundërshtimet e disa këshilltarëve, me shumicën e nevojshme të votave u miratua rendi i ditës me ndryshime.

Ndërkohë një tjetër pikë që mori debat ishte edhe ajo e ndihmës ekonomike, ku kryebashkiaku Rahim Spahiu kërkoi nga këshilltarët që t’i bashkohen grupeve për verifikimin e çdo familjeje që e përfiton.Në fund këshilltarët mitatuan të gjithë projekt-vendimet e paraqitura, ndërsa është shtyrë për mbledhjen e radhës vetëm pika 6, ajo për raportimin e analizës 6 mujore të disa sektorëve në varësi të Bashkisë Dibër. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit