Këtë të mërkurë janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikane. Të gjithë shqiptarët, të cilët dëshirojnë të provojnë fatin e tyre për ëndrrën amerikane kanë një muaj kohë për të aplikuar dhe provuar fatin e tyre.
Kjo u bë e ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila po ashtu ka dhënë detaje mbi aplikimin.
Aplikimet do jenë të hapura deri më 7 nëntor, në orën 12:00.
“Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2025) hapet sot (më 4 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 7 nëntor, 2023”, shkruan ambasada amerikane.