Enca u arrestua disa javë më parë nga policia, ku u kap në flagrancë me disa bimë kanabis të mbjella në ballkonin e shtëpisë së saj.
Bimët u gjetën gjatë një kontrolli në shtëpinë e saj në Lundër. Nga ana tjetër këngëtarja pas ndalimit ka deponuar në polici se kanabisin e mbante për përdorim vetjak dhe ka kërkuar masa lehtësuese.
Arrestimi i këngëtares 27-vjeçare është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Balcony”, ndërsa policia ka shoqëruar edhe të dashurin e saj.
Në oborrin e banesës së këngëtares, Policia e Tiranës ka gjetur disa vazo me kanabis të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.