Që prej datës 18 Shtator ka nisur Censi i Popullsisë dhe Banesave në të gjithë vendin tonë. Ndërkohë, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se deri tani është realizuar 50% i regjistrimit të popullsisë dhe banesave në të gjithë Qarkun.
Shehu shtoi se deri tani nuk është shënuar asnjë problem që të pengojë punën, ku të gjithë anketuesit janë në terren duke trokitur derë më derë, për të bërë të mundur mbledhjen e të dhënave të nevojshme që përban një process siç është Censi i Popullsisë dhe Banesave.
Censihttps://youtu.be/5kQpIC4kLJ4?si=vqBvoFpBHSWIo6eb i Popullsisë dhe Banesave realizohet në vendin tonë prej një shekulli, ku i pari është ai i vitit 1923. /btvnews.al