“Dardanët” në Grupin I renditen në vendin e parafundit me vetëm 4 pikë të grumbulluara në 6 takime.
Kosova i mbyll eliminatoret me dy sfidat e muajit nëntor ndaj Zvicrës jashtë fushe dhe me Bjellorusinë në kryeqytet, Prishtinë.
Dueli emocionues kundër kombëtares helvete do të zhvillohet në qytetin e Baselit (18 nëntor) sipas njoftimit të FFK-së (Federata e Futbollit të Kosovës).
Saktësisht në stadiumin “St. Jakob-Park”, që ka një kapacitet prej 38.512 tifozësh.
Aty ku skuadra e Primoz Glihas do të mbështetet nga shumë shqiptarë.
Ndeshja Zvicër-Kosovë, është programuar të zhvillohet në datën 18 nëntor, duke nisur prej orës 20:45.
Shitja e biletave do të fillojë prej datës 20 tetor. /btvnews.al