E premte, 29 Nëntor, 2024

20-vjeçari tenton t’i ikë policisë, por arrestohet pas aksionit

Në momentin që uniformat blu i kanë bërë thirrje të ndalojë, por i riu nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

Pas ndjekjes policore 20-vjeçari është kapur nga shërbimet e Policisë dhe u arrestua për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me një krehër me  27 fishekë.

Njoftimi i policisë: 

Sekuestrohen një kallashnikov dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Start”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që mbante armë zjarri.

Kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari që posedonte armën e zjarrit kallashnikov, i cili gjatë ndjekjes nga Policia, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Start”, për kapjen dhe vënien në pranga të këtij shtetasi.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi P. T., 20 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”.

Gjatë operacionit, në Rrëshen, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e këtij shtetasi dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar. Shtetasi P. T. nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, por falë veprimeve të shpejta është kapur nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me një krehër me  27 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit