E enjte, 28 Nëntor, 2024

Bulqizë/ Rrëzohet aksidentalisht duke kontrolluar frontin e punës, plagoset 31-vjeçari

Ditën e sotme është aksidentuar një minator në minierën e Bulqizës.

Policia bën medije se shtetasi E.P., 31 vjeç është rrëzuar aksidentalisht duke kontrolluar frontin e punës dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta trupore.

Sakaq 31-vjeçari është dërguar në spitalin e Bulqizës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë /informacion paraprak

Me datë 05.10.2023, shtetasi E.P., 31 vjeç, duke kontrolluar frontin e punës, në një galeri minerare në qytetin e Bulqizës, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar duke marrë dëmtime të lehta trupore.

31-vjeçari, po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij rasti. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit