E premte, 29 Nëntor, 2024

“Ke marrë dy kate kullë”, Basha i përgjigjet Bardhit: Shpifje e shkollës ‘berishiste’, familjarët e mi e kanë çdo cent të deklaruar!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit iu përgjigj akuzave të Gazment Bardhit se ishte pronar i dy kateve në një kullë.

Basha teksa ka mohuar akuzat, e cilësoi Bardhin avokat të Berishës.

“Përgjigja ime ishte aty. Është shpifje e pastër e shkollës berishiste. Vjen nga një njeri që sulmonte babain e Zenit dhe sot është bërë avokat dhe i kullave 64 katëshe. Familjarët e mi e kanë çdo gjë transparente, cent më cent taksat ndryshe nga aleancat e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi.”, tha ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit