E hënë, 25 Nëntor, 2024

Albano Bogdo, i revoltuar me shqiptarët që iu kundërvunë prej Beatrix!

Pasi ofendoi rëndë Beatrix Ramosajn dhe AMA nuk mori asnjë masë kundrejt Albano Bogdos, emisionit të tij dhe “Vizion Plus”, ai i jep të drejtën vetes që gjithashtu “të revoltohet” me mendjengushtësinë e shqiptarëve.

Në një video live në Tik Tok, Bogdo është shprehur se shqiptarët që iu kundërvunë atij, janë të njëjtët që dikur akuzonin Beatrix për sjelljen e saj në “BBV”.

Sipas tij, ky është goxha justifikim për ta ofenduar dikë në publik!

Këta u tërbuan dhe u çuan të gjithë moralistët e Shqipërisë që nuk kanë pikë morali, se i njoh më mirë se ju dhe kushdo tjetër, dhe më kryqëzuan mua sikur kam vrarë 20 njerëz, dhe kam vjedhur 20 banka, sikur kam masakruar kombin. Për një fjali që nuk kam gënjyer, në sytë të 10 mijë vetave, asaj vajzës për shqetësimin publik që mund të ketë pasur i kërkoj falje, jo tek e tek, nga këta plehra që janë këtu në Shqipëri që ishin të njëjtët që e shanin”- ka thënë Albano gjatë videos live. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit