Mbrëmë, në një intervistë për emisionin “Top Story”, mjeku Roland Xhaxho reagoi për herë të parë për vdekjen e bujshme të 3-vjeçarit, pas anestezisë së kryer nga mjeku.
Mirëpo, babai i vogëlushit të ndjerë, Bledar Spahiu, ka mohuar deklaratat e mjekut dhe shprehet se Brian doli nga klinika pa fletëdalje dhe ishte në gjendje të rëndë.
“Gjendja ka qenë shumë e rënduar. Unë si prind, nëse ai do kishte probleme, duke biseduar me doktorët atje s’do ta çoja fare. Është një fëmijë 3-vjeçar. Ti bësh 14 dhëmbë… Nuk i bëj unë!
Nuk e ka përmendur asnjë njeri pjesën e lekëve. Kartela e dentistes ka nxjerrë 14 dhëmbë mbushje. Ka marrë 700 mijë lekë për mbushjen.
Sekuestrimi i kamerave… Ka letra sa të duash! Nga anestezia i ishin dëmtuar të gjitha organet, mëlçia veshkat, të gjitha”