E martë, 26 Nëntor, 2024

Në lagjen e re të Bulqizës, Ujërat e zeza rrjedhin në sipërfaqe

Megjithëse është në zbatim një projekt për rehabilitimin e rrjetit të ujërave të zeza të lagjes së re të Bulqizë nis, prej afro një muaji ato rrjedhin në sipërfaqe.

Banorë të kësaj lagjeje thonë se shkak është bërë dëmtimi i një tubacioni kryesor nga firma që kryen punimet.

Kjo ka bërë që të bllokohet një nga pusetat dhe ujërat e ndotura të dalin në sipërfaqe. Për banorët e kësaj lagjje, kjo është një situatë e papranueshme pasi rrezikojnë të përfshihen nga infeksione që vijnë nga prania e ujërave të ndotura.

Ata kërkojnë që të meren masa të menjëhershme dhe t’i kërkohet firmës që të riparojë dëmtimin që ka shkaktuar gjatë procesit të punës.

Prania e ujërave të ndotura këtu është më shqetësuese për fëmijët të cilët luajnë në hapsirën publike mes pallateve. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit