E premte, 22 Nëntor, 2024

Dafina nuk i ndahet Sara Hoxhës, ja mesazhi që ka për të!

Këngëtares së dashur për publikun, Dafina Zeqiri, duket se akoma nuk është mjaftuar me reagimet kundrejt Sara Hoxhës.

Që prej deklaratës së blogeres së njohur dy ditë më parë për “sherrin” mes tyre, këngëtarja vazhdon ta ngacmojë në “Threads”.

Pas postimit të fshirë ditën e djeshme ku i kërkonte partneres së reperit të njohur, Ledri Vula, që të kujdesej për vajzën dhe burrin dhe të mos merrej me të, sot ditë e re, mesazh i ri nga Zeqiri.

Po në platformën “Threads” ajo shkruan:

“Për një sekondë harxhova energjinë time të çmuar për gjëra të parëndësishme. Tani e në vijim, zgjedh të mbroj energjinë time! Rrethin tim! Dhe paqen time!”

Artikuj te ngjashem

Me te fundit