E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit, Borrell thërret me urgjencë mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së

Borrell ka theksuar në rrjetin X se do të flasin për situatën në Izrael dhe në rajon. Mbi 700 është numri i viktimave në Izrael, përfshirë këtu 260 njerëz që u vranë mbrëmjen e kaluar të cilët merrnin pjesë në një festival muzikor.

“Unë do të mbaj nesër një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së për të folur për situatën në Izrael dhe në rajon”, tha Borrell në një mesazh të postuar në X.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 493 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, përfshirë 81 fëmijë dhe 61 gra.

2751 palestinezë kanë mbetur të plagosur.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit