E hënë, 25 Nëntor, 2024

Formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Shqipëria pritet që të jetë thuajse identike në fushë në takimin kundër Republikës Çeke, si edhe në përballjen e parë në Pragë. Trajneri Silvinjo tha se psikologjiksht ekipi është mirë dhe se nuk ndikohet nga euforia dhe se diferencën do ta bëjë shpirti dhe zemra në fushë.

Braziliani pritet që ta rreshtojë skuadrën me skemën 4-2-3-1.Në portë pritet që ta nisë Berisha, ndërsa në prapavijë nga e majta në të djathtë do të luajnë: Mitaj; Gjimshiti; Ajeti; Hysaj.

Tekniku 49-vjeçar ka zgjedhur qendërmbrojtësin e Kluzhit për të zëvendësuar Ardjan Ismajlin e dëmtuar. 30-vjeçari ka luajtur rregulisht në Rumani, ndërsa në 11 takime në kampionat ka shënuar edhe 1 gol, e ka marrë vetëm 1 karton të verdhë.

Në mesfushë do të jenë muskujt dhe energjia e Ramadanit si edhe fantazia e Asllanit.

Më të avancuar, nga e majta Seferi, në qendër Bajrami, i cili i ndëshkoi çekët në Pragë, si edhe Asani. Në qendër të sulmit shanset më të mëdha për të luajtur i ka Cikalleshi. 3 gola, 1 asit në 6 ndeshje në Superligën turke për sulmuesin kuqezi të Koniasporit.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit