Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të bëra ndaj tij, ku shumë shpesh është lakuar nga politika shqiptare si ‘vëlla u Vuçiçit’.

Rama mes ironisë tha se akuza ndaj tij për këtë çështje, janë si me aktakuzën disa thirrje nga salla, kundër Europës, “si kuçka e vjetër që s’na ka dashur kurrë dhe do i lërë në baltë”.

Atyre shqiptarëve kudo që janë që në emër të Allahut u vërsulën ndaj Izraelit dhe duke glorifikuar terroristët Hamasin, u sugjeroj të ulen në gjunjë dhe të lexojnë Kuranin. Me sytë e mendjes së tyre, jo të dëgjojnë të dalët mendsh, por t’i binden e profetit Muhamed “Paqja e Zotit qoftë mbi ta”, ku i porosit: Mos jini njerëz që kërkoni hakmarrje, por falni dhe pajtoni.

Mos jini njerëz që kërkoni përçarje, por jeni ata që pajtojnë duke i bërë njerëzit bashkë”. Le të kthehemi te armata mediatike e hedhur për të masakruar vëllain e Vuçiçit, ku unë kërkova të njëjtën gjë si armiku nga Beograd. Sa herë aktakuza ndaj meje vjen në sallën e gjyqit nacional folklorik, këtej dhe andej bjeshkëve, rivijnë dhe me aktakuzën disa thirrje nga salla, kundër Europës, si kuçka e vjetër që s’na ka dashur kurrë por duhet me i me i tregu vendin me Bashkinë kombëtar, deri në dhëmbë me luftën finale me armikun, me shkjaun, se kuçka e vjetër do na lërë në baltë, siç na ka lënë gjithmonë, e lloj lloj klithmash që tingëllojnë si të folura me vete. Këtyre thirrmave u bashkuan dhe piskamat e thirrjes time që KFOR të marrë kontrollin e veriut”, tha Rama. /btvnews.al