Personazhi i kësaj kronike televizive është Besnik Myftari, i pari tregtar privat i furres se bukes në Shqipëri, nga Njësia Administrative Maqellarë, në bashkinë Dibër.
Besniku pranoj të ndaj me ne historinë se si ai ka arritur ta zhvillojë biznesin e tij. Në fillim, pas ndërrimit të sistemit politik në Shqipëri, ai privatizoi furrat e bukës të ish-kooperativës bujqësore duke arritur që në vitin 2002 të ndërtojë një fabrikë mielli në Maqellarë, me kushte bashkëhore që u vjen në ndihme jo vetëm Maqellarës por dhe gjithe qarkut Dibër.
Por si çdo biznes në këto vitet e fundit Besniku shprehet se e ka të vështirë të gjejë krah pune. Madje është kritik ndaj të rinjve që emigrojnë jashtë, pasi ai beson se këtu në Shqipëri mund të siguronjë të ardhura më të mira.
Sipërmarrësi Besnik Myftari kishte në projekt për të ndërmarrë edhe një studim, që është zhvilluar dhe ka dalë i suksesshëm në Çeki, për tu ardhur në ndihmë fermerëve përmes ofrimit të mjeteve automekanike bujqësore, për rritjen e prodhimit dhe uljen e kostos së punimeve, projekt i cili nuk u mbështet nga instancat përgjegjëse në Dibër. /btvnews.al