E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Më i lartë tensioni sesa pensioni”, ish minatorët protestë para Kuvendit: Na jepni statusin para se të vdesim!

Ndërkohë që në Kuvend mbahet seanca për rezolutën ndaj Kosovës, një grup ish minatorësh të cilët sot janë pensionistë, po protestojnë para parlamentit.

Me pankarta në duar dhe me brohoritje ata kërkojnë statusin e minatorëve.

Në disa nga pankartat e tyre shkruhet: Po vidhni miliona ndërsa populli ha bukë thatë. Më i larti tensioni sesa pensioni.

Ndërkohë njëri prej minatorëve bën thirrje se duhet të shikohet pensioni i minatorëve.

“Fëmijët tuaj i çoni nëpër botë. I kërkojmë parlamentit të shikojë pensionin e minatorëve”-tha ai.

Kjo nuk është herë e parë që ata protestojnë.

Kërkesa kryesore e punëtorëve të nëntokës është miratimi i statusit të minatorit, për të cilën ata thonë se janë mashtruar prej shumë vjetësh, pasi kjo do t’u mundësonte rritje të pensioneve.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit