Aktori edhe pse i ka dhënë një drejtim të ri jetës së tij, ai nuk ka dashur të ndahet plotësisht nga sektori audioviziv. Ndonëse nuk do të mund ta shohim më si protagonist në serialet turke, ai është bërë producent, gjë që i lejon të kalojë më shumë kohë me familjen dhe i ka dhënë qetësinë shpirtërore që kishte dëshiruar në muajt e fundit.

“Nëse punon në televizion, një pjesë shumë të rëndësishme të jetës tënde e kalon në xhirime. Për këtë arsye kam hyrë në produksion. Ka pasur raste që kam qenë shumë i stresuar, por kjo nuk duhet të perceptohet si mosmirënjohje apo ankim”,– tha Tolgahan Sayışman për gazetarët. Sipas Cnn Turk, çifti mori vendimin të largohen nga Turqia pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş më 6 shkurt.

Megjithatë, Sayışman tha për gazetarët, se ai do vizitojë shpesh Turqinë. “Në Shqipëri do të jem gjashtë muaj të vitit dhe në vendin tim gjysmën tjetër. Tashmë është më afër se Antalia me avion. Do të më shihni shpesh sikur të mos kisha lëvizur kurrë. Nuk e kam mbyllur ende shtëpinë tonë në Stamboll. Ne do të jetojmë edhe në vendin tonë. Tani kam shtëpi në dy vende”,- tha ai.